AZER OMERAGIC VISHET BARDHEKALTËR

Shpërndaje:

Përforcimi I parë për skuadrën tonë FC Shkupi në afatin kalimtar të janarit është 19-të vjeçari nga Shkupi, qendërsulmuesi Azer Omeragic.
Azer Omeragic, në sezonin e kaluar, ishte pjesë e skuadrës së Borecit nga Velesi. Ndërkaq, Azeri ka luajtur edhe për Hajduk Split U19, kurse karrierën e tij e filloi tek Vardari në Shkup.

Vlen të theksohet se Azeri vjen nga një familje që i ka dhënë shumë skuadrës tonë, duke filluar nga gjyshi i tij që ishte njëri ndër futbollistët e parë të FC Shkupit e që pastaj traditën e vazhdoi babai i Azerit, i shumërespektuari Masar Omeragic, që ishte pjesë e skuadrës së Shkupit për shumë vite me radhë, ku në vitin 1998-të për herë të parë, shpallet kampion me skuadrën tonë.
Kryesia e klubit tonë, shprehet e lumtur që edhe Azeri do të jetë pjesë e klubit tonë dhe ndoshta do ta vazhdojë traditën e babait të tij, duke fituar tituj për fanellën bardhekaltër.

“Është përgjegjësi e madhe që do ta kem mundësinë të luaj në një klub me histori dhe ambicie siç është FC Shkupi. Do të mundohem dhe do ta jap maksimumin nga vetja për këtë fanellë.
Do të luftojmë që ti arrijmë qëllimet tona dhe do të kujdesemi që ti gëzojmë tifozët tanë”
, tha Azer Omeragic.

Azer Omeragic dhe FC Shkupi, kanë nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej 1 viti e gjysmë.
Nga kryesia dhe stafi i klubit tonë, i dëshirojmë shumë fat dhe suksese Azerit gjatë këtij viti dhe kësaj sezone.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT