Azizi: Besojmë në rikthim të formës së mirë

Shpërndaje:

Në një interval kohor prej vetëm një jave, ekipet e Ligës së parë do të luajnë ndeshjen e tretë, gjegjësisht të mërkurën luhet java e 26-të.

Edhe këtë javë Shkupi do të jetë mysafire, ndërsa kësaj radhe udhëtojmë për në Tetovë, ku do të përballemi me ekipin e Renovës.

Edhe përkundër tri disfatave të njëpasnjëshme, ekipi beson se do të ndalet kjo seri negative dhe me pak më shumë fat sportiv, do të nxjerrin rezultat pozitiv në duelin me Renovën.

Këtë mendim ka edhe portieri Enes Azizi, i cili mes tjerash ka potencuar se duhet të gjithë të japin maksimumin në fushë.

“Pas disa rezultateve ku na ka munguar fati, jemi të bindur të gjithë se kjo është vetëm një fazë që do të kalojë shpejt. Ne besojmë në grupin tonë dhe në kualitetet tona për tu rikthyer në formën që kemi qenë. Tani na pret një ndeshje e vështirë në Tetovë kundër Renovës, mirëpo jemi të gatshëm për ta dhënë maksimumin në fushë që të marrim një rezultat pozitiv për të rikthyer kënaqësinë në klub dhe tek tifozët tanë”, ka thënë Azizi.

Skuadra do të ketë mungesë vetëm Rron Brojën, shkaku u pesë kartonëve të verdhë. Ndërsa në këtë përballje drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Shkupi, Dimitar Meçkarovski.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT