Xhiroja e 24-të e Ligës së Parë të Maqedonisë skuadrën e Shkupit e shkupit e vë përballë ekipit të “Skopjes”. Skuadra ka zhvilluar stërvitje të vazhdueshme, duke përmbyllur përgatitjet sot, ndërsa në klub në një atmosferë pozitive pritet kjo ndeshje që është mjaft e rëndësishme për të vazhduar betejën për një pozutë që do i mundësonte ekipit largimin nga konkurrentët për dalje në Evropë.
Mesfushori me përvojë Muharem Bajrami, ka potencuar se kjo ndeshje duhet marrë me seriozitetin më të madh, pasi “Skopje” është treguar “arrë” e fortë për të gjithë konkurrentët në këtë sezon, por Shkupi duhet marrë patjetër fitore.
Sigurisht se ekipi i “Skopjes” në këtë stinor pranveror po luan shumë mirë, do të thotë ka arritur një fitore dhe katër barazime, kjo flet për seriozitet që ka “Skopje”, pa marrë parasysh se është në pozitën e fundit, por ne si skuadër për momentin jemi në pozitën e katërt, që shpresojmë se Shkëndija do të fitojë edhe titullin e Kupës, që do t’i mundësojë pozitës së katërt automatikisht dalje në Evropë, që do të thotë në ndeshjen kundër “Skopjes” duhet të arrijmë fitore, që për ne çdo rezultat tjetër do të ishte dështim”, ka thënë Bajrami.
Ndeshja Shkupi – “Skopje”, do të luhet të dielën në Gostivar, shkaku që stadiumi i Çairit edhe më tutje duhet pritur për të luajtur ndeshjen e parë të sezonit pranveror.
Trajneri Ramadani për këtë ndeshje nuk mundë të llogaritë në Vujçiçin i cili vazhdon të ketë probleme me lëndimin, ndërsa për shkak të dhimbjeve në shpatull në këtë ndeshje do të mungojë edhe kapiteni, Suat Zendeli.
Ndeshjen Shkupi – “Skopje”, do ta referojë arbitri nga Shkupi Igor Stojçevski, e cila luhet të dielën me fillim në orën 14:00.