Bajrami: Do të japim maksimum që të marrim rezultat pozitiv

Share:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

Kampionati futbollistik i Ligës së Parë të Maqedonisë vazhdon të dielën, kur ekipet do të luajnë ndeshje e javës së nëntë, ndërsa skuadra e Shkupit nuk do të ketë udhëtim të largët, pasi që luan me ekipin e Makedonija Gj.P.

Shkupi stërvitjen e fundit e kishte sot paradite dhe të gjithë futbollistët shpresojnë që në ndeshjen e nesërme ti përcjellë fati sportiv dhe të arrijnë të rikthejnë pikët e humbura pa fat në dy sfidat ë fundit ndaj Bregallnicës dhe Sileksit.

Për ndeshjen në fjalë është prononcuar mesfushori me përvojë Muharem Bajrami, i cili ka thënë se edhe për faktin që luajnë ndaj një ekipe të re, duhet qenë të koncentruar maksimalisht për të marrë rezultat pozitiv.

“Është e vërtetë se jemi në situatë të palakueshme dhe tani na pret edhe një ndeshje mjaft e vështirë. Skuadra e Makedonija Gj.P, ka dëshmuar në ndeshjet e fundit edhe pse është ekip e me futbollist të rinj, ka një grup të futbollistëve kualitativ. Ata këtë e treguan me kualitet në fitoren që shënuan kundër Bregallnicës në Koçani. Kemi punuar për të mënjanuar të gjitha pikat e dobëta dhe kemi mbledhur forcë për të dhënë më të mirën nga ne, andaj do të japim maksimum që nga kjo ndeshje të dalim me rezultat pozitiv”, ka thënë Bajrami.

Në duelin ndaj Makedonija Gj.P, Shkupit i kthehet Bujamin Asani i cili pauzoi shkaku i kartonëve të verdhë, ndërsa trajneri Visar Ganiu nuk mundë të planifikon në shërbimet e të lënduarve Filip Gligorov dhe Huesin Demiri.