Bajrami: Duhet të luajmë si në pjesën e dytë, për të marrë tri pikë

Skuadra e FC Shkupit sot ka luajtur ndeshjen e parë të sezonit pranveror, ndërsa për kundërshtar kishte Sileksin, me të cilët luajti me shifra të barabarta 2:2 në Kratovë. Të përkujtojmë se Shkupi në 45 minutat e para ishte në disavantazh 2:0, që në pjesën e dytë të dominoj tërësisht për të barazuar rezultatin, ndërsa sulmuesi Angelov kishte mundësi të pastër që të shënojë edhe për fitore. Pas ndeshjes ka folur kapiteni Muharem Bajrami, i cili mes tjerash ka thënë se ekipi edhe pse ishte në disavatazh, tregoi karakter për të bërë rikthim.

“Gjithmonë loja e parë është e vështirë për secilën ekip, gjithashtu edhe për ne ishte shumë e vështirë sidomos në pjesën e parë, ku edhe pësuam dy gola. Por unë dua ti përgëzjë bashkëlojtarët e mi për karakterin që treguan në pjesën e dytë, ku arritëm të shënojmë dy gola por kishim edhe një rast ideal të shënojmë për 3:2. Gjithsesi se duhet të jemi të kënaqur prej pjesës së dytë se si u kthyem në lojë, ende është fillimi i kampionatit dhe ne duhet të tregojmë loja edhe më të mira, nëse duam të marrim nga tri pikë. Se si duhet bërë ajo, është ishte pjesa e dytë. Nuk dua që të moës e potencoj se meritë të madhe për këtë pikë në transfertë kanë tifo grupi jonë “Shvercerat” që sot ishin në numër të madh në Kratovë dhe ebënë atmosferën sikurse të luanim në Çair”.

Shkupi në javën e 20-të, është nikoqire e Pobedës në Çair, ndeshje kjo që do të luhet me 24 shkurt me fillim në orën 14:00.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT