Bajrami: “Golin ja dedikoj babait tim”

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit sot ka shënuar fitore me rezultat 3:0 dhe vazhdon të mbetet ekipi pa disfatë që nga muaji nëntor dhe në shtatë ndeshjet e fundit ka shënuar katër fitore dhe tri barazime.

Padyshim se ky sukses është punë kolektive por edhe meritë e trajnerit Umit Karan, ndërsa në anën tjetër Muharem Bajrami po tregohet lider dhe kapiten i vërtet i skuadrës.

Pikërisht në ndeshjen e sotme ndaj Pobedës, Bajrami shënoi një super gol duke hapur rezultatin në minutën e 38-të në 1:0, ndërsa golin e shënuar ja dedikoi babit të tij.

“Është ndjesi e mirë kur ke vazhdimësi të rezultateve pozitive, ndërsa kjo është merite e të gjithë atyre që po punojnë në klub. Golin e sotëm ja dedikoj babait tim i cili në 17 vitet të karrierës sime profesionale, sot ishte për herë të parë të më shikojë në ndeshje dhe kjo ishte një dhuratë e mirë për te”, ka përfunduar kapiteni Bajrami.

Shkupi ndeshjen e radhës e luan kundër ekipit të Akademija Pandev në Strumicë, skuadër kjo që gjithashtu është në formë pozitive.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT