Bajrami: Herët është për të festuar

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit në ndeshjen e javës së 29-t, ka shënuar fitore bindëse ndaj Pobedës në Koçani dhe tani me 39 pikë është në pozitën e katërt. Pas kësaj fitore, që është e dyta me radhë ka folur kapiteni Muharem Bajrami, i cili mes tjerash ka thënë se deri në fund të kampionatit ka edhe shumë për tu luajtur, andaj është herët për të festuar fitoret.

“Edhe Pobeda kishte synimet e veta, por edhe ne në këtë ndeshje u futëm me synimet tona. Edhe pse kishim pesë ndeshje radhazi me disfata, u kthyem me fitore ndaj Sileksit, ndërsa kjo është fitorja e dytë radhazi, por nuk duhet të kënaqemi sepse kemi edhe shtatë ndeshje deri në fund dhe nuk ka kohë për festë pasi që të mërkurën kemi ndeshje mjaft të vështirë ndaj Akademija Pandevit”, ka thënë kapiteni i skuadrës nga Çairi.

Ekipi i Shkupit në fillim të kampionatit kishte ambicie mbetjen në ligë, ndërsa nëse do të ketë rastin për pozitë më të mirë, do të kërkojë të shfrytëzojë secilën shans.

“Synimi i skuadrës tonë në fillim të sezonit ishte që të sigurojmë mbetjen në elitën e futbollit, mirëpo tani gjasat janë mjaft të mëdha që të mbarojmë kampionatin në pozitën e katërt, për çka shpresojmë që Akademija Pandevi ta fiton kupën, ndërsa ne ti gëzohemi këtij vendi të katërt”, ka përfunduar në deklaratën e tij kapiteni Bajrami.

Ndeshja Shkupi – Akademija Pandev luhet të mërkurën me fillim në orën 16:00, në stadiumin e Çairit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT