Skuadra e FC Shkupit ka zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes stërvitjen zyrtare patra ndeshje ssë raundit të parë të garave eliminuese në kuadër të Ligës së Evropës, kundër Neftchit.
Trajneri Muharem Bajrami dhe futbollistët shijuan atmosferën në stadiumin e Bakcell Arena dhe në një atmosferë pozitive të gjithë futbollistët u ndjenë mirë në mbyllje të stërvitjes.
Në konferencë për media, trajneri Bajrami pas përgjigjeve në shumë pyetje nga gazetarët, ka folur edhe për faqen zyrtare të klubit ku ka potencuar se Shkupi në Baku nuk ka shkuar thjeshtë vetëm për të luajtur një ndeshje.
“Gjithçka është në rregull, kemi pasur tani më stërvitjen e parë dhe të fundit në stadiumin e Neftchit, që është edhe e zakonshme para secilës ndeshje që kemi,. Normalisht ne në katër ditët e fundit, pas ndeshjes me Bellasicën I gjithë fokusi I ekipit ishte për ndeshjen kundër Neftchit, që na prêt nesër, jemi maksimalisht të përgatitur për këtë ndeshje, kemi analizuar kundërshtarin mirë dhe e dimë se me çfarë kundërshtari do të kemi punë, ku e dimë se kanë përvojë të madhe në garat evropiane. Neftchi është një skuadër shumë agresive dhe shumë dinamike ku luan futboll të shpejtë, kështu që edhe ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Neftchi është favoritë, por nuk do të thotë se ne këtu kemi ardhur vetëm sa për të kaluar ndeshja, sigurisht që lojtarët e mi do të japin më të mirën në këtë ndeshje, pasi që këto ndeshje luhen një herë në vit, ose edhe nëse kalojmë ndonjë raund. Kështu që do të japim maksimumin re vetes, që të gëzojmë të gjithë tifozët tanë në Maqedoni”.
Ndeshja Neftchi – Shkupi zhvillohet nesër me fillim në orën 20:00 sipas kohës lokale në Baku, ndërsa në orën 18:00 sipas kohës tonë.