Bajrami: “Kërkojmë pikë të plota”

Shpërndaje:

Bajrami: “Kërkojmë pikë të plota”Rikthehen duelet e kampionatit futbollistik në Maqedoni, me ndeshjet e xhiros së 10-të, apo më mirë thënë fillon faza e dytë.

Skuadra e FC Shkupi kësaj radhe do të niset drejt Bogovinës dhe është në kërkim që të vazhdojë serinë pozitive, duke kërkuar fitoren e radhës.

Skuadra e Shkupit edhe pse është eliminuar nga garat e Kupës me një gol diferencë nga Teteksi, ka treguar lojë të mirë dhe se këtë ndeshje si duket të gjithë e kanë harruar shumë shpejt, për të vazhduar synim kryesor, kthimin e skuadrës së Shkupit në Ligën e Parë.

Një nga futbollistët që në secilën ndeshje jep maksimumin nga vetja, është Muharrem Bajrami, që është një lider vërtet i skuadrës aty ku i jepet detyra nga trajneri Ramadani.

Së fundi Bajrami në duelin kundër Teteksit përjetoi një lëndim në nofull, por që rezulton të jetë e kaluar dhe nuk vihet në dyshim paraqitja e tij ndaj Dritës.

“Ndeshja me Teteksin aspak nuk i ka prishur planet tona, sepse synimi ynë kryesor është që të luajmë vitin e ardhshëm në Ligë të Parë,  kështu që e gjithë vëmendja është e përqendruar në ndeshjen kundër Dritës së Bogovinës, ku do të kërkojmë pikë të plota. Ne ende jemi të uritur për fitore. Sa i përket lëndimit, falë Zotit gjithçka është në rregull edhe pse kisha një intervenim të lehtë kirurgjikal pas ndeshjes, po do të jem i gatshëm për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Bajrami.

Në ndeshjen ndaj Dritës në dyshim është vetëm paraqitja e Erkan Seferit, ndërsa Besar Iseni dhe Dimitrija Llazarevski kthehen për duelin e të shtunës, kështu që Shkupi pritet të paraqitet me formacionin më të fortë të mundur. /fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT