Bajrami: Ndeshje që më ka bërë të ndjehem krenar me këta futbollist

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit so pasdite në Çair, në kuadër të javës së katërt të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ka fituar me 1:0 Pelisterin , me golin e Darbos në fund të ndeshjes.

Trajneri i skuadrës Muharrem Bajrami, ka dhënë përshtypjen e tij se si e pa këtë ndeshje.

“Jam shumë i kënaqur me fitoren dhe tri pikët e fituara. Gjithsesi se është një ndeshje që më ka bërë të ndjehem krenar me këta futbollist, që nga ndeshja në ndeshje po ngiten lartë e më lartë. Pas gjithçkaje që na ndodhi në Baku ndaj Nefçint, ndeshje kjo në kuadër të Europa League, fitorja e sotme ishte mirëseardhur. Mendoj se e meritonim të fitonim edhe me më shumë gola, kishim dominim gjatë gjithë ndeshjes dhe sidomos në pjesën e parë kur duhej të mbyllnim gjithçka . Kishim raste të mëdha, një penallti të parealizuar, por kjo fitore mundë të them se ishte mjaft e ëmbël.  Por unë jam mjaft i kënaqur se si e mbyllëm këtë cikël. Kemi në konto 10 nga 12 pikët e mundshme, por ne nuk do marrim hov me deklaratë se po shkojmë për të fituar titullin. Është fakt që Shkupi ka cilësi për gjëra të mëdha, por është shumë herët, është shumë herët për të folur renditjen në tabelë dhe për ambiciet tona. Shkojmë nga ndeshje në ndeshje, shkojmë të sfidohemi, shkojmë për të marrë pikë në të gjitha ndeshjet e ardhshme. Kështu që ne do të shohim në fund se çfarë kemi bërë. Shfrytëzoj rastin të përgëzoj lojtarët e mi për fitoren dhe për tre pikët”, ka thënë strategu i Shkupit, Muharrem Bajrami.

Skuadra e Shkupit mban pozitën e parë në renditje me 10 pikë nga katër ndeshje, ndërsa ndeshjen e radhës e luan 13 shtator në cilësinë e mysafirit kundër Vardarit të Shkupit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT