Bajrami: Në Prilep shkojmë vetëm për tri pikë

Shpërndaje:

Nga java në javë skuadra po ballafaqohet me mungesa të shumta. Edhe për këtë ndeshje trajneri Xhihat Arslan nuk do ta ketë të lehtë në kompletimin e ekipit
Java e 26-të e kampionatit sjell përballë skuadrës së fundit në renditje, asaj të Pobedës nga Prilepi, ku ekipi ynë do të jetë në cilësinë e mysafirit.
Padyshim se humbja e javës së kaluar ishte e papritur dhe ekipi kërkon që në këtë duel të rikthehet te fitorja dhe tri pikët, për të mbetur edhe më tutje në hap me për kreun e tabelës.
Për duelin e të dielës ka folur mbrojtësi ynë i ri, Melos Bajrami, i cili ka thënë se disfata e papritur nga “Skopje”, duhet të jetë mësim për qasje më serioze.

“Ndeshja me Pobedën pritet nga të gjithë ne si çdo duel tjetër dhe për do të jetë një finale e vërtetë për ne. Mendoj se akoma asgjë nuk ka mbaruar dhe kemi besim që do t’ju kthehemi rezultateve pozitive. Duhet thënë se ndeshja e kaluar duhet të jetë një mësim për ne, pasi futbolli ndonjëherë di të jete i pa parashikueshëm. Në Prilep shkojmë vetëm për tri pikë dhe të kthejmë atmosferë pozitive përpara dueleve të tjera deri në fund të sezonit”. Është shprehu Bajrami.

Nga java në javë skuadra po ballafaqohet me mungesa të shumta. Edhe për këtë ndeshje trajneri Xhihat Arslan nuk do ta ketë të lehtë në kompletimin e ekipit. Mungesat janë shtuar si për futbollistë të lënduar, gjithashtu edhe një numër i konsiderueshëm shkaku i kartonëve të verdhë. Kështu të lënduar dhe jashtë konkurrence mbesin Aleks Zlatkov dhe Stefan Mitrev. Ndërsa për shkak të pesë kartonëve të verdhë do të mungojnë, Queven da Silva, Blerton Sheji dhe Walid Hamidi. Ali Adem shkaku i kartonit të kuq, do të mungojë edhe në këtë ndeshje, ndërsa rikthehet sulmuesi Sunday Adetunji i cili kaloi dënimin e pesë kartonëve të verdhë.

Statistika për duelin Pobeda – Shkupi

Kundërshtari i radhës, Pobeda në këtë sezon ka arritur të shënojë vetëm tri fitore, ndërsa në shtatë ndeshjet e fundit ka po aq disfata.
Sa i përket përballjeve direkte mes ekipit tonë dhe Pobedës, në katër përballjet e fundit, kemi marrë tri fitore dhe një barazim. Në ndeshjen e fundit të luajtur në Prilep nëntorin e vitit të kaluar, kemi fituar me rezultat 6-0.
Drejtësinë në ndeshjen Pobeda – Shkupi do ta ndajë arbitri nga Kavadari, Stojançe Trpevski

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT