Skuadra e FC Shkupi sot ka mësuar edhe kundërshtarin e ndeshjes së parë kualifikuese të Ligës së Evropës, Neftçi nga Azerbajxhani, skuadër kjo që është shpallur tetë herë kampion dhe ka fituar shtatë herë kupën vendase.
Për këtë duel të fazës së parë kualifikuese ka folur trajneri Muharrem Bajrami, i cili mes tjerash ka thënë se ekipi kundërshtar është favoritë për arsye se do të luaj në fushë të saj.
“E kemi parasysh se skuadra e Neftçit është me përvojë të madhe në arenën evropiane por një ashtu edhe në kampionatin e tyre ka traditë. Sigurisht pas ne luajmë si mysafirë, do ta kemi më vështirë, por në kushtet dhe rrethanat e reja tani më luhet vetëm një ndeshje dhe shpresojmë që të shfrytëzojmë maksimalisht secilën shans që do të na jepet. Kemi mjaft kohë që të bëjmë analiza lidhur me kundërshtarin dhe deri atëherë shpresojmë që do të jenë në formë edhe përforcimet që janë afruar. Edhe pse nuk jemi bartës, do të shkojmë me kokën lartë për të marrë më të mirën e mundshme në këtë përballje të Ligës së Evropës”, ka thënë trajneri Muharrem Bajrami.
Sipas rregullave të reja nga UEFA, e kjo shkaku i pandemisë së COVID-19, është vendosur që të luhet një ndeshje, ndërsa dueli zhvillohet me 17 gusht në stadiumin “Bakcell Arena”