Bajrami: Secili do ta jep më të mirën për të arkëtuar tri pikë

Shpërndaje:

Të dielën skuadra e FC Shkupi luan ndeshjen e javës së 21-t ndërsa për kundërshtarë do të ketë ekipin e Renovës.

Për këtë ndeshje në ekip rikthehet kapiteni i skuadrës Muharem Bajrami, i cili shkaku i kartonit të kuq në ndeshjen e javës së 19-të, ndaj Borecit duhej të pushonte ndaj Rabotniçkit.

“Ndeshja e radhës për ne është shumë e vlefshme, por edhe për faktin se luajmë ndaj një ekipi shumë të fortë siç është Renova, edhe pse ata janë në pozitë të palakmueshme.

Tani më dihet se kemi disa mungesa shkaku i lëndimeve, por kushdo që të luajë, jam i bindur se do ta jep më të mirën nga vetja për të arkëtuar tri pikë, te cilat për ne do të jenë me shume vlerë për ti arritur objektivat tona dhe që në fund të ndeshjes të gëzohemi së bashku me “Shvercerat”, ka thënë Bajrami.

Trajneri Qatip Osmani për këtë ndeshje mundë të llogarit edhe në përforcimin e fundit të skuadrës, Faouly Keita, ndërsa gjithashtu në dispozicion do të ketë edhe Sergion, i cili mori një lëndim në fund të ndeshjes ndaj Rabotniçkit.

Ka filluar me stërvitje të lehta edhe Besir Iseni, i cili duhet të përcjellë rekomandimet e stafit mjekësore dhe në varësi të dhimbjeve do të provojë që të luajë në ndeshjet e ardhshme.

Ndeshja Shkupi – Renova luhet të dielën me fillim në orën 14:00, por për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit, FFM-ja, me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë ka vendosur që të gjitha ndeshjet të luhen pa praninë e tifozëve.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT