Bajrami: Ta nisim me fitore sezonin e ri

Skuadra ka kryer përgatitjet e fundit para fillimit të sezonit të ri garues 2019/20 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. “Bardheblutë” ndeshjen e parë në kampanjën e re do ta luajnë me skuadrën e Borecit pranë tifozëve “shvercerat” në Çair.

Ekipi ka shfrytëzuar maksimalisht fazën e fundit përgatitore, në cilën përveç seancave stërvitore, zhvilluam edhe tri ndeshje kontrolluese, ku trajneri Umit Karan kishte hapësirë për të parë formën optimale të futbollistëve.

“Me padurim e presim fillimin e kampionatit dhe ndeshjen e parë kundër Borecit. Kemi maksimalisht respekt për kundërshtarin, pasi kanë motivet e tyre, ku pas 18 viteve do të luajnë në Ligën e Parë. Ndërkohë edhe ne jemi të përgatitur për këtë sfidë, që të regjistrojmë fitoren e parë në Çair dhe ta fillojmë kampionatin mbarë. Të gjithë lojtarët janë të përgatitur dhe mendojë se do të kemi një kampionat shumë interesant këtë vit, ku përveç Shkëndijës, tjerat ekipe mendojë janë të barabarta”, deklaroi kapiteni Bajrami para sfidës me Borecin.

Shkupi sezonin e ri do ta nis pa portierin Enes Azizi dhe pa mbrojtësin Besir Ramadani, të cilët vazhdojnë fazën e rikuperimit nga lëndimet. Ndërkohë Besar Iseni edhe pse ka filluar të stërvitet me grupin, nuk do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e parë. Të gjithë futbollistët tjerë do të jenë dispozicionin e trajnerit Umit Karan.

Ndeshja e xhiros së parë në LPFM, FC Shkupi-Boreci do të luhet nesër në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 17:30.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT