Bajrami: Tani e gjithë vëmendja kundër Neftchit

Share:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

Skuadra e FC Shkupi ka marrë një fitore shumë me vlerë në javën e tretë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, duke e mundur në transfertë ekipin e Belasicës me rezultat 2-0.

Kjo ndeshje kishte shumë vlerë për ekipin, jo vetëm që ruante ecurinë pozitive të fillimit të sezonit, por edhe ishte një shtytje pozitive në para ndeshjes së radhës në kuadër të Ligës së Evropës , kur të enjten do të jemi mysafir të Neftchit në Baku.

Për ndeshjen e djeshme ka folur trajneri Muharrem Bajrami, i cili ka përgëzuar futbollistë e tij, duke potencuar se ekipi tani fokusohet në përballjen e radhës ndaj ekipit nga Azerbajxhani, Neftchi.

“Fillimisht uroj futbollistët e mi për fitoren, por dua të potencoj se asnjë ndeshje nuk është e lehtë të fitohet, sidomos kur luan në fushë mysafire. Duhet të theksoj se në pjesën e parë kishim rast te 100 përqind, por nuk shënuam,  ndërsa fitorja erdhi në fund të ndeshjes dhe duhet të jemi të kënaqur me pikët e arkëtuara. Tani e gjithë vëmendja do të jetë e koncentruar  për ndeshjen kundër Neftchit dhe prej sot fillojmë të përgatitemi për atë ndeshje që do të luhet në Baku”, ka thënë Bajrami.

Skuadra e Shkupit nga tre javët e zhvilluara të kampionatit ka dy fitore dhe një barazim, me golaverazh 7-3, duke mbajtur dhe kreun e tabelës, ndërsa ndeshja e radhës në kampionat do të jetë ajo e 29 gushtit, kur në Çair do të jetë mysafire Pelisteri nga Manastiri.

Artikuj

Të ngjashme