Përkrahë obligimeve që ka skuadra për tu përgatitur për ndeshjen e fundjavës në kampionat që na pret transferta kundër rivalit FK Vardarit, për familjen tonë bardheblu është edhe një ditë e veçant.
Përkrahësit më të mëdhenj e klubit tonë dhe ngjyrave bardhekaltër, “Shvercerat” festojnë 30 vjetorin e themelimit të grupit, ndërsa me këtë rast kapiteni i ekipit, Muharem Bajrami ka uruar mbështetësit e zjarrtë.
“I urojë 30 vjetorin “Shvercerave”. Ata gjithmonë kanë qenë lojtari jonë i 12-të kudo që ka luajtur Shkupi. Unë nuk e mbaj mend në këto 6 vitet e fundit sa jam pjesë e Shkupit që të luajmë pa ata. Unë shpresojë që ti gëzojmë ata deri në fund të kampionatit, pasi kur të kemi rezultate, do të jetë edhe festa ma e madhe. Unë urojë që edhe shumë vite tjera grupi më i mirë në Maqefoni të festojë pse jo edhe me një titull në vitet e ardhshme ti gëzojmë”, deklaroi për kanalin zyrtar të klubit, kapiteni Muharem Bajrami.
Tifo grupi “Shvercerat” sonte promovojnë edhe dokumentarin “30 VITE KRENARI” në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë nga ora 21:00, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe futbollistët me stafin teknik dhe drejtuesit.
Festa e tyre nuk do jetë vetëm sonte, pasi e njejta do vazhdojë në një organizim madhështorë edhe në ndeshjen ndaj FK Akademia Pandevit që e luajmë javën e ardhshme në Çair.