FC Shkupi u ndal sërisht në barazim 1:1 ndaj Sileksit, në një ndeshje ku kishte më shumë aktrim nga mysafirët se sa dëshirë që të luhet loja e futbollit në terrenin e gjelbër. Turp për një skuadër që pretendon të del në skenën evropiane, e cila ishte e “asistuar” edhe nga arbitri Aleksandar Stavrev. Në pjesën e bukur të lojës së futbollit, Omar Imeri hapi rezultatin në minutën e 10-të, ndërsa Filipovski barazoi shifrat në minutë e 19-të.
FC Shkupi dominoi 45 minutat e para të kësaj përballje, duke diktuar tempo të lartë të lojës dhe duke kërkuar ndryshimin e rezultatit nga fillimi i ndeshjes. Në aksionin e parë , FC Shkupi hap rezultatin, kur një kundërsulm i zjartë ndryshon shifrat e takimit. Në minutën e 10-të, reagon shpejtë dhe mirë Muharem Bajramit, që asiston thellë në fushën e mysafirëve, ku Omar Imeri ishte më i shpejtë se 2 futbollistët mysafirë, ndërsa goditjen e tij nuk e ndalon as portieri Mitroviq për 1-0. Mirëpo festa e FC Shkupi dhe tifozëve në stadium zgjati shumë shkurtë. Në minutën e 19-të , një krosim nga krahu i djathtë nuk pastrohet me kohë nga mbrojtja vendase, ndërsa me kokë shënon Kristijan Filipovski duke barazuar shifrat në 1-1. Në vazhdim FC Shkupi solli presion të madh , mirëpo nuk arrinte të shënojë golin e dytë. Më afër për një gjë të tillë ishte Emre Can Atila, kur në minutën e 38-të doli sy me sy me portierin mysafirë, mirëpo futbollisti turk preferon të asistojë zoën, pas së ciëls topi arrin deri te Ermedin Adem, i cili dërgon një predhë nga 20 metra. Mirëpo në fund, në vendin e duhur është portieri Mitroviq. Pas rivënies nga këndi, kanoset edhe Bunjamin Shabani, por tentimi i tij shkon mbi portë.
Pjesa e dytë nuk solli futboll, por shtrirje të shumtë të futbollistëve mysafirë për të fituar sa më shumë kohë. FC Shkupi ishte skuadra që dëshironte të luajë në terrenin e gjelbër , ndërsa mysafirët u futen me taktikë të njohur që me ndërhyrje të shpeshta të ndalojnë lojën e vendasve. Kjo u shkoi për dore mysafirëve nga Kratova, të cilët ishin të ndihmuar edhe nga arbitri kryesor Aleksandar Stavrev, i cili në çdo aktrim të futbollistëve të Sileksit, kërkonte ndihmë nga ekipi mjekësor i ekipit mysafirë. Ky teatër e kishte kulminacionin në minutën e 83-të, kur portieri Mitroviq rrëzohet në terrenin e gjelbër, kinse është goditur nga një goditje fatale, e jo një prekje e vogël nga Blazhe Iljoski. Këtu filloi aktrimi për “oskar” i Mitroviqit, i cili arriti qëllimin kryesor të irritojë futbollistët vendas, por edhe publikun. Me këtë rast, arbitri Stavrevi filloi me ndarjen e kartonave të verdhë në të dy anët e ekipeve në terren, në tentimin që të qetësojë situatën, ndërsa në fund, pasi humbi 8-9 minuta duke u shtrirë në terren, ndëshkoi edhe portieri Mitroviq. i njëjti avaz vazhdoi edhe me lojtarët e tjerë të Sieksit, të cilët shfryrëzonin çdo moment për të kërkuar ndihmë mjekësore, bukvalisht në çdo duel. Turp i madh për një ekip që pretendon të del në Evropë. Kur pjesa e shëntuar e futbollit del në pah, ajo e bukur është një raritet. Regjistrojmë goditjet e Markos Antonios dhe Iljoskit që nuk arrijnë të ndryshojnë rezultatin, në një ndeshje, Sileksi kishte më shumëkator se sa futbollist. Sfida e ardhshme e FC Shkupit do të jetë përball skuadrës së Skopjes në stadiumin në lagjen “Autokomandë”.
FC Shkupi – Sileksi 1:1 (1:1)
Stadiumi: Çair
Shikues:
Arbitri kryesor: Aleksandar Stavrev
Ndihmësit: Marjan Kirovski, Dejan Kostadinov
Kartona të verdhë: Alen Jasharoski, Toni Tipuriç, Rron Broja,Basilio Ndong, Blazhe Iljoski (FC Shkupi), Antonio Markos, Mitroviq (Sileks)
Kartona të kuq:
FC Shkupi : Suat Zendeli, Toni Tipuriç, Edis Maliqi (Blazhe Iljoski), Muharem Bajrami, Bunjamin Shabani, Omar Imeri (Blagoja Ljamçevski), Rron Broja , Basilio Ndong, Ermedin Adem, Emre Can Atila (Stefan Vujçiç), Alen Jasharoski.
Trajner:Zekirja Ramadani
Sileksi: Mitroviq, Blagojeviq, Gucev, Stojçevski, Georgiev, Filipovski (Panovski), Antonio Markos (Mickov), Gligorov F., Gligorov G., Timovski, Bujçevski (GJurgjeviq).
Trajner: Zhikica Tasevski