Barazim me Groznyn e Premier Ligës ruse

Shpërndaje:

Sot skuadra e jonë ka zhvilluar edhe miqësoren e dytë në kuadër të qëndrimit në kampion stërvitor të Antalyas.
Për kundërshtarë kishim ekipin e Premier Ligës Ruse, Akhmat Grozny, një ndër top pesë ekipet e kampionatit.

Edhe këtë ndeshje trajneri Hasan Ozer e filloi me të njetën njëmbëdhjetëshe sikurse atë kundër skuadrës ukrainase Obolon.
Shkupi në këtë ndeshje kaloi i pari në epërsi pas një super asistimi të Besart Krivanjeva, ndërsa autor goli ishte Ilirid Ademi në minutën e 39. Me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë trajneri Ozan u dha mundësi pothuajse të gjithë futbollistëve, ndërsa përkundër kësaj kishim përsëri më shumë nga iniciativa dhe në shumë raste kanoseshim drejt portës kundërshtare, por në minutën e 73 ishin rusët që barazuan rezultatin, pas një moskujdesi në mbrojtje.

Kjo ishte ndeshja e dytë kontrolluese dhe barazimi i dytë pas asaj të ukrainasve të FC Obolon, ndërsa kontrolluesja e radhës luhet me 31 janar kundër ukrainasve të FC Lviv.

Artikuj

Të ngjashme