Barazim me Mariupolin në kontrolluesen e dytë

Shpërndaje:

Në ndeshjen e dytë kontrolluese në Turqi, skuadra e Shkupit nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndaj ekipit të Premier Ligës së Ukrainës, Mariupol FC, takim ky që u mbyll me rezultatin 2:2 (1:2).

 

Ndeshja që në fillim nisi me një intensitet të madh të lojës, e që solli dhe lëndim të Besar Isenit, i cili u detyrua të lëshoj terrenin. Kjo tollovi e krijuar bëri që ekipi ukrainas të avancoj në minutën e tretë pas një aksioni ku Yavorski shënoi për 1:0. Por futbollistët bardhekaltër edhe përkundër disavantazhit vazhduan të tregojnë lojë të mirë dhe barazuan rezultatin në minutën e 18-të, kur Fatjon Jusufi gjuajti fuqishëm që topi të përfundon në portën e Galchuk-ut.

Në minutën e 21 Sergio kishte rast të mirë për shënim, por portieri devijoi topin në rivënie nga këndi.  Rast të mirë vetëm një minutë më vonë kishte përsëri Jusufi i cili nuk konkretizoi. Në fund të pjesës së parë, në minutën e 39-të, Chech shfrytëzoi tollovie nga rivënia nga këndi, arriti të ngrit epërsinë në 2:1.

Pjesa e dytë filloi mirë për Shkupin me rast për të shënuar që kishte Sergio, por që mbrojta e Mariupolit evitoi rrezikun. Në minutën e 51-, futbollisti i Mariupolit ishte sy më sy me portierin Miftari, që ky i fundit të del fitues në këtë duel. Në të 59-të, pas një rivënie nga këndi, topi arrin deri te Adili i cili asiston për Ilievskin për të barazuar rezultatin në 2:2.

Në minutën e 74-të, Lamine Diack goditi fort nga distanca por topi kaloi vetëm përskaj portës kundërshtare. Në të 78-tën, kishte dhe një tentim nga distanca, por duke mos rrezikuar portën kësaj radhe. Në minutën e 88-të, ukrainasit ishin rast të mirë për të shënuar, kur goditjen me kokë të Bugai, portieri Ramadani me sukses evitoi rrezikun. Deri në fund të ndeshjes asnjëra ekip nuk arriti që të krijojë rast për ndryshim të rezultatit, që për dy skuadrat është barazimi i parë në këtë fazë të përgatitjeve në Turqi.

Në pjesën e dytë trajneri Umit Karan u dha rastin pothuajse të gjithë futbollistëve që të luajnë në këtë përballje që doli të jetë një test mjaft i vështirë por shumë kualitativ.

Të përkujtojmë se Shkupi në ndeshjen e parë mundi ekipin e Çelikut me rezultat 1:0. Ndeshja e radhës kontrolluese është paraparë që të zhvillohet me 4 korrik, ndërsa për kundërshtarë kemi ekipin rumun, CSM Politehnica IASI.

FC Shkupi: Miftari, Georgievski, Ilievski, Adili, Ismaili, Bajrami, Diack, Iseni, Sergio, Goudiaby, Jusufi

Trajner: Umit Karan

FC Mariupol: Galchuk, Kiryukhantsev, Peterman, Yavorsky, Tishchenko, Czech, Mishnev, Churko, Prodanov, Kaschuk, Fomin

Trajner: Alexander Babich

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT