Barazim në derbin me Vardarin

Shpërndaje:

Derbin me FK Vardarin në kuadër të xhiros së 15-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut e mbyllim me barazim 1:1. Diack Lamine shënoi golin për bardheblutë që në fund vlejti për një pikë të vlefshme nga kjo përballje.

Ndeshjen në stadiumin “Todor Proeski” nuk e nisëm mirë, ndërsa vendasit shfrytëzuan rastet e para dhe minutën e 14-të na ndëshkuan me gol, kur Zhunior gjeti rrjetën për kundërshtarët. Minuta e 18-të regjistroi tentimin e parë të ekipit në portën e Gaçevskit, me Muharem Bajramin që gjuajti nga distanca, ndërsa 5 minuta më vonë kapiteni sërish u orvat nga mesfusha me gjuajtje ma precizce, por që nuk arriti të finalizojë. Në vijim nuk kishim idenë që të gjejmë rrugën deri te gol i kundërshtarëve, ndërsa në minutat shtesë Igor Aleksovski na shpëtoi nga goli i dytë, kur intervenoi bukur në gjuajtjen e fortë të Kolevskit. Kujtojmë që në pjesën e parë për një moment arbitri kryesor i ndeshjes Josip Barton ndërpreu ndeshjen për disa minuta për shkak të thirrjeve anti-shqiptare nga tifozët vendas.

Në fraksionin e dytë, rastin e parë në portën e vendasve e kishte Ilieski që goditi mirë me kokë harkimin nga këndi, por në vijën fatale pastron mbrojtja e Vardarit. 68-të sërish ishte Igor Aleksovski që mbron tentimin e Kolevskit. Ndërkohë goli për bardheblutë erdhi në minutën e 72-të, me Diack Lamine që realizoi për 1:1. 10 minuta më vonë, Fatjon Jusufi kishte rastë të mirë për të avansuar, por gjuajtjen e mesfushorit tonë e devijoi në rëvënie nga këndi Gaçevski. Deri në fund krijuam edhe disa raste tjera, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar, duke u ndarë nga stadiumi “Todor Proeski” me një pikë.

Ndeshjen e radhës ekipi e luan të mërkurën kundër Akademia Pandevit në Çair.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT