Barazim në Kratovë me një lojtarë më pak

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit e ka filluar sezonin e ri futbollistik me barazim në Kratovë ndaj skuadrës së Sielksit 1:1.

Shkupi e filloi mirë, duke kontrolluar lojën dhe rastin e parë e kishte që në minutën e shtatë me kanosjen e parë nga Bllazhe Ilijoski, ndërsa vetëm dy minuta mmë vonë, edhe futbollisti i ri i Shkupit, Suhejl Muharemi kishte rast. Në minutëne 18-të, përsëri 17 vjeçari Muharemi ishte para portës, por mbrojtja vendase largoi kanosjen. Edhe në minutën e 31-t, Muharemi ishte në qendër të vëmendjes, me një goditje nga distance që përfundoi në duart e portierit.

Sileksi pa asnjë rast konkret erdhi deri te avantazhi, kur në minutën e 35-t, një rast shumë i dyshimtë referi Meçkarovski me ndihmësin e tij akorduan penalti, të cilën në gol e shëndroi Essengue. Me këtë rezultat u shkua në pushim.

Shkupi pjesën e dytë e filloi edhe më i sigurtë dhe më ashpër. Stojkoski në minutën e 57-t u kanos me goditje, ndërsa më pas edhe Broja e bëri të njëjtën, por portiere nikoqir Stefanoviq nuk lejoi të tundet rrjeta e tij. Menjëherë në aksionin e radhës, Ermedin Adem që kishte karton të verdhë ndëshkohet me të dytin për të marr automatikiht të kuqin, me çka Shkupi mbeti me 10 lojtarë. Përkundër kësaj skuadra bardh e kaltër laujti shumë mirë dhe me shumë karakter kontrolloi më shumë se 30 minuta pa një futbollist.

Pas disa rivënieve nga këndi, në minutën e 70-të, një prej futbollistëve të Sileksit luajti me dorë, që referi Meçkarovski të akordon në pikën e bardhë, ndërsa Ilijoski arrin që ta shndërrojë në gol të barazimit.

Deri në fund Shkupi jo vetëm që arriti të mbrohet, por vazhdoi të kërkojë edhe golin e fitores, por duke mos arritur ta bëjë atë.

Ndeshjen e radhës Shkupi është nikoqire në Çair, kur do të pret Akademija Pandevin.

Shkupi: Zendeli, Tipuriç, Bilali, Muaremi (Veliu ’74), Broja, Ndong, Krivanjeva (Zango  ’46), Ilijoski, Vujçiç, Stojkoski (Jahja ’90), Adem.

Sileksi: Stefanoviq, Bllagojeviq, Drashkoviq, Duranski, Mbella, Millosavjeviq (Aleksovski ’62), Ristovski, Essengue (Grozdanoski ’82), Mileknkovski, Panovski, Dodev (Desniq ’71).

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT