Barazim në miqësore, Umit Karan “testoi” forcat e reja

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

FC Shkupi është duke shfrytëzuar pauzën një javore për shkak të sfidave të Ligës së Komëbeve dhe përpos stërvitjeve , ka zhvilluar edhe një ndeshje kontrolluese. Sfida ndaj anëtarit të Ligës së Dytë, FC Genç Kalemler, e cila u zhvillua të shtunën në stadiumin në Çair ,u mbyll me barazim dhe pa gola, ku Fc Shkupi humbi edhe një penallti. Trajneri Umit Karan kishte vendosur që në këtë sfidë kontrolluese të “testojë” forcat e reja, por edhe ata që nuk kishin minutazh të mjaftueshëm.

Fillimi i takoi FC Shkupi që solli kanosjet e para, përfshi këtu edhe goditjen e lirë të Muharem Bajramit, ndërsa në dy tentativat e Viktor Angellovit, njëra u ndal në shtyllë, në minutën e 13-të. Mysafirët kanosen në minutën e 15-të , po asgjë për të befasuar portierin Enes Azizi. Pak më vonë , Hristijan Stojkoski dërgon gjuajtje të fortë , por topi shkon skaj portës, ndërsa Artan Veliu, ndalet nga portieri mysafirë nga 2 tentimet brenda zonës. Dhe në minutën e 34-të, pas ndërhyrjes ndaj Angellovit, arbitri kryesor tregon në pikën e bardhë. Mirëpo Stojkoski “lexohet” nga portieri mysafirë dhe rezultati mbetet i pandryshuar.

Në pjesën e dytë , trajneri Umit Karan u dha rast disa futbollistëve të rinj dhe disa që ishin në “testim”, andaj vazhdimi i sfidës ishte me intenzitet më të ulët dhe me më pak raste. Në njërin prej tyre, sulmuesi Aleks David Barrios Perez u gjet sy me sy dhe mundi portierin mysafirë , pot topi nuk kaloi vijën fundore, falë mbrojtjes së mysafirëve. Në anën tjetër , në disa raste ,u kanos edhe skuadra mysafire, e cila ishte e përqëndruar në mbrojtje dhe kanosej përmes kundërsulmeve. Marë në përgjithësi, në mot të ftohtë, ato spektatorë që ishin në shkallët e stadiumit në Çair, kishin mundësi që të shohim një performancë të mirë futbollistike , por për fat të keq, pa gola të shënuara.

 

FC Shkupi : Enes Aziz, Abdulkadir Zango, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Besart Krivanjeva, Ermel Bradxhi, Artan Veliu, Muharem Bajrami, Hristijan Stojkoski, Viktor Angelov, Aleks David Barrios Perez.

Luajtën edhe: Hamza Ramani, Oneybuçi Ifeanyi dhe Jahja Abdulhadi.

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!