Barazim në miqësoren me Egnatian

Shpërndaje:

Raporti nga ndeshja FC Shkupi – KF Egnatia 1-1 (0-1)

Është mbyllur në barazim ndeshja e dytë kontrolluese në tokën, turke, atje ku skuadra jonë po i afrohet përmbylljes së përgatitjeve për fillimin e ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Konferencës dhe sezonit të ri. Përballë kësaj radhe kishim ekipin e superiores së Shqipërisë dhe fituesen e Kupës së Shqipërisë, Egnatia me të cilët barazuam me rezultat 1-1.

Në pjesën e parë ekipi ynë nuk kishte paraqitje të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe ishim në negativë me rezultat 1-0. Goli erdhi në minutën e 30-të, ku pas një sulmi nga nga e djathtë, me krosim para portës tonë, futbollisti i Egnatia arriti të godasë topin me kokë i cili gjeti shtyllën për të përfunduar në rrjetën e Artan Iljazit.

Në pjesën e dytë në lojë për ekipin tonë u futën Ackovski në vend të Voshës dhe Ali Adem në vend të Hamza Ramanit. Adem së bashku me Trapanovskin luajtën një gjysmë pjesë të mrekullueshme. Pikërisht Trapanovski filloi të sjellë kanosje për ekipin kundërshtar. Në minutën e 51 kishte ndërhyrje të palejuar ndaj Ali Adem në zonën e ndaluar të Egnaitas, e që nga pika e bardhë goditi Hamidi. Portieri i Egnatias fillimisht mbrojti, por topi rikthehet te Hamidi, i cili barazoi rezultatin në 1-1.

Në minutën e 56-t, Trapanovski shërbeu Darko Ilieskin i cili me kokë goditi mbi portë. Në minutën e 59-të, Trapanovski tentoi nga 25 metra, por portieri kundërshtar dëboi topin në rivënie këndore. Në minutën e 60-të, Rickov kishte ndërhyrje të palejuar në gjashtëmbëdhjetësh, ndërsa Artan Iljazi arriti që ta mbrojë atë. Në minutën e 62-t, Trapanovski përsëri nga e djathta në aksion shërben me top Cephasin, goditja e të cilit nuk ishte e saktë. Në minutën e 68 Timoski shërben në të zbrazët për mrekulli Ademin, i cili kaloi disa futbollist dhe dërgoi topin në gjashtëmbëdhjetësh, por askush nuk arriti ta shfrytëzojë rastin. Shasin e fundit e kishte Cephas, goditjen e të cilit e mbrojti portieri.

Trajneri Arslan këtë ndeshje e filloi me këtë formacion: Iljazi, Mladenovski, Toshevski, Ilieski, Riçkov, Ramani, Diene, Vosha, Hamidi, Cephas, Trapanovski. Në këtë ndeshje luajtën edhe Ademi, Osmani, Sulejmani, Ismaili, Ackovski, Timovski, Serafimov dhe Zllatkov.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT