Barazim në “pishinën” e Kratovës

Shpërndaje:

Është mbyllur java e 28-t e Ligës së parë me ekipin tonë që luajti si mysafire e Sileksit, ndërsa në këtë përballje nuk kishte fitues, duke u mbyllur dueli me barazim 0-0.

Ndeshja e sotme në Kratovë midis FC Shkupi dhe Sileksit do të mbahet mend për shumë arsye, por veçanërisht për kushtet e jashtëzakonshme të fushës ku u zhvillua, pasi pamjet nga ndeshja e sotme treguan se ky terren nuk kishte lidhje me “fushë futbolli”.

Me një pamje që ngjan më shumë me një pishinë për vaterpolo, fusha në Kratovë nuk ishte fare e përshtatshme për një lojë të rregullt futbolli. Këto kushte e bënë të vështirë për lojtarët të mbajnë qëndrueshmërinë dhe të zhvillojnë një lojë të rregullt. Për më tepër, pas 45 minutash të lojës, nga ekipi ynë është kërkuar që arbitri kryesor ta pezullon ndeshjen, për faktin se nuk kishte kushte të pamjaftueshme për futboll.

Megjithatë, në një vendim që nuk përputhej me pritjen tonë, arbitri vendosi që ndeshja të vazhdojë deri në fund.

Ndeshja vazhdoi dhe ekipi ynë u mundua deri në fund që në mënyrë profesionale të luajë minutat e mbetura, pavarësisht sfidave të krijuara nga kushtet e fushës.

Sa i përket lojës në fushë, 45 minutat e para nuk ofruan shumë raste, të dyja skuadrat herë pas here kishin shumë problem me kontrollin e topit dhe në pushim rezultati ishte 0-0.

Ekipi ynë në pjesën e dytë u fut me më entuziazëm, por gjërat nuk ndryshuan. Në minutën e 67-t, Hamza Ramani pati një rast por nuk ishte preciz para portës.

Në min e 75-t, Ali Adem shënoi gol, por arbitri anësor tregoi se kishte pozicion jashtë loje. Në minutën e 84-t, përsëri kishte rast të mirë Ramani, i cili në një aksion të vështirë arrti që të godet transversalen. Në minutën e 88-t, provoi edhe Ackovski nga krahu i majtë, por goditja e tij shkoi skaj portës.

Edhe pse rezultati përfundimtar mund të ketë qenë i ndikuar nga kushtet e jashtëzakonshme, kjo ndeshje do të mbetet e paharruar në historinë e futbollit për një kohë të gjatë.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT