Barazim pa gola kundër ekipit Igdir FK

Shpërndaje:

Ekipi ynë, po vazhdon qëndrimin në kampin stërvitor në Bolu të Turqisë, ku sot zhvilloi ndeshjen e fundit kontrolluese, kundër ekipit vendas, Igdir FK. Takimi përfundoi me rezultatin 0-0, megjithëse ekipi ynë dominoi lojën dhe krijoi shumë raste shënimi.

Lojtarët tanë, Avornyo, Ibishi dhe Rramani, u shquan në sulm, por tentimet e tyre u ndalën nga portieri i shkëlqyer i Igdir FK-së. Në pjesën e dytë, trajneri Ernest Gjoka vendosi t’u japë mundësi të gjithë futbollistëve, përfshirë ata që janë në fazën testuese. Përkundër përpjekjeve të shumta, rezultati mbeti ai i fillimit, 0-0.

Kjo ishte ndeshja e fundit kontrolluese në kuadër të kampit stërvitor. Më parë, ekipi ynë luajti edhe dy ndeshje të tjera, duke barazuar 2-2 me Genclerbirligi dhe duke fituar 2-0 kundër ekipit të Merw.

Skuadra jonë do të vazhdojë qëndrimin në Bolu deri më 29 korrik, ndërsa kthimi është planifikuar më datë 30 korrik. Pas kthimit, futbollistët do të kenë një pushim disa ditor dhe më pas do të nisë faza përfundimtare e përgatitjeve para fillimit të sezonit të ri.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT