Barazim pa gola kundër Haladás në Antalya

Shpërndaje:

Në ndeshjen e parë kontrolluese të fazës përgatitore në Antalya të Turqisë, ekipi ynë për kundërshtar kishte skuadrën hungareze Haladás, ndeshje kjo që u mbyll në barazim pa gola. Të dy ekipet ishin të kujdesshëm në mbrojtje dhe nuk arritën të krijojnë shumë raste të qarta për të shënuar. Padyshim se kjo ishte shumë me rëndësi që në fillim të kontrollueseve ekipi të mos ketë lëndime, pasi deri më tani kemi zhvilluar vetëm një miqësore, atë në Shkup kundër Shkëndijës së Haraçinës, para nisjes për në Turqi, të cilën e fituam me rezultat 2:0.

Ekipi ynë po qëndron në Antalya nga 20 janari dhe do të zhvillojë edhe katër ndeshje kontrolluese tjera me ekipet e tjera që janë gjithashtu në përgatitje. Trajneri i Shkupit, Mlladen Zhizhoviç, tha se këto ndeshje janë shumë të dobishme për të testuar formën dhe nivelin e lojtarëve. Ai shtoi se është i kënaqur me dy përforcimet e fundit, Xhemal Ibishi dhe Emanuel Gronner, që u prezantuan sot nga klubi.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT