Bardheblutë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj FC Struga Trim Lumit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kishim dominimin në fushë dhe krijuam shumë raste në portën e mysafirëve, por epilogu final në ndau vetëm me një pikë nga kjo përballje, por që vazhdojmë ta ruajmë pozitën e tretë në tabelë.
Takimin e nisëm mirë, me tentimin e parë që regjistruam përmes Marin Jurinës në minutën e 11-të, por topi nuk shkoi më shumë deri në duart e portierit mysafir. Në të 13-të Struga kishte rast serioz në portën tonë me Flamur Tairin që gjuajti fortë nga mesfusha, por Igor Aleksovski intervenoi bukur duke devijua topin për rëvënie nga këndi, ndërsa portieri jonë na shpëtoi edhe në dy rastet në vijim që kishte ekipi mysafir. Në minutën e 15-të Suhejl Muharemi nuk gjeti kudratin e portës, ndërsa më pas sërish Jurina tentoi, por pa sukses. Në minutën e 32-të Fati Ismaili u detyra të lëshojë fushën për shkak të një dëmtimi që mori, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Darko Ilieski. Deri në fund të pjesës parë kishim edhe një rast me Suhejl Muharemi, por gjuajtja e këtij të fundit shkoi skaj portës së Gjuriqit.
Në pjesën e dytë, rasti parë ishte për Sabit Bilalin që nuk arriti të shfrytëzojë një tollovi brenda zonës. Në minutën e 59-të mysafirët i shpëton shtylla, kur Sergio driblon bukur dhe futet në zonë, por gjuajtja e tij me të majtën u ndal nga shtylla. Në minutën e 74-t Igor Aleksovski kishte edhe një intervenim të bukur, kur mbron gjuajtjen e fortë të Nijas Lenës. Në vijim skuadra kishte dominimin deri në fund, duke luajtur në zonën e mysafirëve, por asesi të gjejmë rrjetën, duke lënë që në fund takimi të mbyllet me barazim 0:0.
Ndeshjen e radhës në kampionat ekipi e luan ndaj Sileksit në Kratovë. (10.11.2019)