FC Shkupi ndalet në barazim 1-1, në përballjen me Rabotniçkin, në një takim që sërisht humbet penaltia. Kjo është penaltia e tretë që nuk arrijnë të realizojnë futbollistët e FC Shkupit në sezonin pranveror. Në terrenin e vështirë për lojë, të dy ekipet treguan lojë të pëlqyer, edhe pse FC Shkupi në pjesën më të madhe diktonte tempon e lojës.
Matja e forcave, Stojkoski rastin më të mirë
Pas matjes së forcave në minutën e 12 regsjitruam goditjen e parë të drejtpërdrejt në portë, kur Bazhe Iljoski nga 24 metra gjuan fortë, por në vendin e duhur është portieri mysafirë Jankov. Vetëm disa minuta më vonë Bunjamin Shabani depërton në krahun e majtë, ndërsa asistimi i tij në zonë , nuk arrin që të realizojë Stojkoski. Në anën tjetër vjen goditja e parë e miqëve të të Rabotniçkit, që ndalohet nga portieri Suad Zendeli. Dy minuta më vonë, Bazhe Iljoski futet në zonë dhe kalon portierin mysafirë, por askush nuk është në zonë për të drejtuar topin në portën e Rabotniçkit. Rabotniçki kanoset në aksionin e radhës, por tentimi me kokë nga Kirovski shkon mbi portën e Zendelit. Dhe në minutën e 35-të, FC Shkupi kishte rastin më të mirë për të avancuar , kur Stojkoski godet ashpër nga krahu i djathtë, mirëpo portieri Jankov nuk lejon ndryshimin e rezultatit.
Ofenziva e plotë, shpërblehet me penalti
Pjesa e dytë nisi me ofenzivën e plotë të FC Shkupit, ndërsa në minutën e 48 Ljamçevski drejton topin kah porta mysafire, ku intervenon portieri Jankov, ndërsa në vazhdim ndalet goditja e fortë të Stojkoskit nga mbrojtja mysafire. Vetëm dy minuta më vonë, kominojnë Iljoski dhe Shabani, ndërsa ky i fundit ndalet nga mbrojtja mysafire. Dhe në minutën e 62-të, një duel mes Mitrevit dhe Iljoskit, u cilësua nga arbitri si ndërhyrje e palejuar në zonë dhe u akordua penalti për FC Shkupin. Mirëpo Muharrem Bajrami nuk arrin të konvertojë penaltinë në gol, duke u ndaluar nga portieri Jankov. Kjo është penaltia e tretë e parealizuar këtë verë për FC Shkupin.
Ligji i futbollit dhe dënimi
Dhe gjërat janë të qarta në futboll, nuk shfrytëzhet rasti – vjen dënimi. Kjo ndodhi në minutën e 69-të, kur krosimin e Petkovskit, e konverton në gol, Kire Markoski. Mirëpo kjo nuk dekurajoi futbollistët e FC Shkupit, të cilët me të gjitha forcat kaluan në sulm për të barazuar rezultatin. Fillimisht kanoset Jasharoski , i cili drejton topin kah porta myasfire, por që nuk kishte forcë që të rrezikojë portën e Jankovit.
Barazimi në minutat e fundit
Dhe shpëblimi për FC Shkupin erdhi në minutën e 90-të, kur topin e devijuar nga portieri Jankov (gjuajtja e fortë e Jasharoskit), brenda zonës e drejton në rrjetë Bunjamin Shabani për të barazuar shifrat në 1-1. Deri në fund të ndeshjes regjistruam edhe goditjen e Stjepanoviqit nga distanca , të cilën me lehtësi e largoi portieri Suad Zendeli. FC Shkupi sërisht lëshon mundësin që të arkëtojë 3 pikë, ndërsa në fund duhej të kënaqet me një pikë.
FC Shkupi – Rabotniçki 1:1 (0-0)
FC Shkupi: Nuhi Jonuzi (Suad Zendeli), Toni Tipuriç, Besart Krivanjeva, Blagoja Ljamçevski, Mario Ondo, Muharrem Bajrami (Alen Jasharoski), Rron Broja, Bunjamin Shabani, Emre Can (Basilio Ndong), Kristian Stojkoski, Bazhe Iljoski.
Rabotniçki: Jankov, Mitrov, Stjepanoviq, Markoski, Da Luz Xhunior, Kirovski, Asani, Trajçevski, Rasho, Krasniqi, Angelov.