Ekipi ynë nuk arriti të gjejë golin për fitore në duelin ndaj Tikveshit. Pasditen e sotme skuadra ekipi ynë në shtëpi para publikut vendas, duke u ndalur në barazim, kësaj here pa u shënuar gola 0-0.
Ekipi ynë e nisi ndeshjen më shumë motiv për tri pikë, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke dominuar në mbajtjen e topit, por pothuajse në asnjë moment kanosjet drejt portës kundërshtare nuk ishin raste të 100%. Mbrojtja e mysafirëve ishte mirë e organizuar dhe nuk lejoi që iniciativa e futbollistëve tanë të jepte fryte.
Edhe në pjesën e dytë nuk kishte asnjë ndryshim. Trajneri ynë Mlladen Zhizhoviç u përpoq të bëjë lëvizje duke futur në lojë tre zëvendësime të shpejta, por edhe kjo nuk na ndihmoi, pasi Tikveshi mbrohej me të gjithë lojtarët dhe bllokoi shumë mirë të gjitha sulmet tona.
Me këtë pikë të fituar mbetemi në pozitën e parë të tabelës, por tani me vetëm një pikë më shumë se Struga dhe Shkëndija.
Kundërshtari i radhës i ekipit tonë do të jetë skuadra e Bregallnicës në Shtip, ndeshje kjo që do të luhet të mërkurën dhe me çka mbyllet java e 22-të dhe rrethi i dytë i LPFM-s.