Barazojmë me Makedonija GJP

Shpërndaje:

Transfertën me Makedonija Gjorçe Petrovin e mbyllim me barazim pa gola, e cila ishte e vlefshme për xhiron e 9-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ekipi vazhdon të mbetet i pamposhtur, pasi nuk njeh humbje në katër duelet e fundit.

Pjesa e parë nisi në dominim të ekipit tonë, ndërsa rastin e parë e regjistruam në minutën e 8-të me Muharem Bajramin, i cili tentoi portën kundërshtare me kokë pas atij krosimi të Stojanovskit nga këndi. Në minutën 21-të kishim rast me Marin Jurinën, por sulmuesi jonë nuk arriti të shfrytëzojë mirë krosimin në zonë të Muharem Bajramit nga gjuajtja e lirë. Në vijim provuam edhe disa herë, por pa gjetur mundësinë për të realizuar, ndërsa vendasit 3 minuta para fundit të pjesës së parë kishin rast përmes Bobi Bozhinovskit.

Në frakionin e dytë të dyja ekipet nuk prodhuan futboll atraktiv, duke krijuar raste që nuk ishin që rrezikonin portat respektive. Në 85-tën tentuam përmes Diack Limine që gjuajti nga distanca, por topi shkoi vetëm mbi portë. Deri në fund nuk arritëm që të zhbllokojmë shifrat dhe ndeshja u mbyll me barazim 0:0, duke u ndarë kështu nga ky takim me 1 pikë në konto.

Në vijim kemi pauzë në kampionat për shkak ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, ndërsa ndeshjen e xhiros së 10-të në LPFMV e luajmë ndaj FK Borecit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT