Barazojmë me Sileksin në Kupë

Shpërndaje:

Nuk kemi shkuar më shumë se një barazim pa gola kundër FK Sileksit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Nën udhëheqjen e trajnerit të ri Qatip Osmani, takimin e nisëm mirë dhe kishim dominimin e topit në fushë, ndërsa në minutën e 13-të regjistruam tentimin e parë me Besar Isenin, i cili gjuajti me të majtën, por topi shkoi skaj portës. 6-të minuta më vonë mysafirët kishin një rast me Kocevin që u mundua me kokë, por nuk rrezikoi portën e Aleksovskit. Në të 29-tën kapiteni Bajrami gjuajti nga distanca, mirëpo vetëm deri në duart e portierit Bozhinovski. Në vijim skuadra vazhdoi me lojë të mirë në fushë, ndërsa deri në përfundim të pjesës së parë regjistruam edhe një rast me Isenin që tentoi nga gjuajtja e lirë, por topi shkoi mbi tranvsersë. 

Në fraksionin e dytë, rastin e parë e kishim me Muharem Bajrami, që u kanos nga distanca. Në vazhdim tentuam dy herë me sulmuesin Marin Jurina, por asesi të gjejmë kuadratin e portës kundërshtare, me rastin e parë që shkoi topi skaj shtyllës, ndërsa në rastin e dytë mbi portë. Në minutën e 89-të miqtë u kanosë me Drashkoviqin, ndërsa në minutat e mbetura ekipi vazhdoi të sulmojë në portën e mysafirëve, por nuk arritëm që të gjejmë rrjetën, duke e mbyllur kështu sfidën në fund me rezultat 0:0. 

Ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë ndaj FK Sileksit e luajmë me 30 tetor në Kratovë, duke nisur nga ora 13:30. 

Artikuj