Barazojmë me ukrainasit e Obolon Kyiv

Shpërndaje:

Pas dhjetë ditë punë intensive dhe stërvitje nën urdhrat e trajnerit të ri Hasan Ozer dhe qëndrimit tonë në kampin stërvitor të Antalyas, sot kemi zhvilluar dhe ndeshjen e parë kontrolluese, ku për kundërshtar kishim ekipin nga Ukraina, FK Obolon Kyiv.

Edhe pse ishte ndeshja e parë kontrolluese ku trajneri kishte mundësi nga afër të shef se si do të jetë ekipi në fushë pas punës 11 ditore, në anën tjetër ekipi kishte kujdes që të mos pësojë ndonjë lëndim, pasi pauza e gjatë që nga përfundimi i gjysmë sezonit mundë të sjellë lëndime të paparashikuara.

Këtë përballje trajneri Ozer e nisi me një njëmbëdhjetësh të kombinuar me futbollistë që sezonin vjeshtor ishin bartës të lojës, por edhe futbollistë të cilët janë në testime nga klubi.

Gjithçka filloi me një super aksion të shpejtë që në fillim të ndeshjes, kur në minutën e dytë pas asistimit të kostarikanit Freddy Alvarez, ishte Ilirid Ademi që gjeti rrjetën për epërsi 1:0, e me të cilin rezultat u shkua në pushim.

Në pjesën e dytë te Shkupi trajneri Ozer kishte ndryshuar komplet ekipin, duke futur edhe futbollistë më të ri si dhe ata që ende vazhdojnë të jenë për tu testuar.
Ukrainasit shënuan dy gola të shpejtë për vetëm 5 minuta, fillimisht në minutën e 55-të dhe më pas atë të 60-të.

Ekipi ynë kundrejt disa rasteve arriti që të barazon rezultatin me golin e Jakup Berishës, ndërsa në këtë rast asistin e kishte dhënë Rajjan Abazi.
Kujtojmë se ndeshjen e radhës e luajmë me 28 janar, kur përballë do të kemi ekipin e Akhmat Grozny.

Më pas me 31 janar luajmë ndaj ekipit të FC Lviv dhe kontrolluesja e fundit është me 3 shkurt, e për kundërshtar kemi ekipin e kategorisë superiore nga Rusia, FK Ufa.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT