Barazojmë ndaj polakëve të Ruch

Shpërndaje:

Skuadra jonë ka zhvilluar ndeshjen e radhës kontrolluese në Turqi, ndërsa përballë kishte skuadrën polake Ruch Chorzow me të cilën u ndanë në barazim, një ndeshje e luftuar dhe tërheqëse.

Ekipi ynë shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes polake dhe shënoi me brazilianin Dudu në minutën e 38-të. Ekipi polak reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazonte me anë të Szczepan në minutën e 58-të.  Deri në fund të ndeshjes skuadra jonë kishte tre katër raste të mira për të shënuar, por sulmuesit nuk arritën të konkretizojnë ato, ndërsa polakët nga i vetmi rast shënuan golin e barazimit.

Kjo ishte ndeshja e tretë kontrolluese për skuadrën tonë, që po vazhdon qëndrimin në kampin stërvitor në Turqi. Ekipi ynë ka arritur dy barazime dhe ka marrë një humbje në këto ndeshje, por ka treguar një lojë të mirë dhe të organizuar, pasi trajneri Zhizhoviç në të gjitha ndeshjet u ka dhënë mundësi të gjithë futbollistëve të tregojnë formën e tyre.

Ekipi ynë do të ketë edhe dy ndeshje të tjera kontrolluese para se të kthehet në Maqedoni. Më 6 shkurt, do të përballet me Obolon, një ekip i fortë nga Ukraina dhe më 9 shkurt, do të luajë me Oizilqum, një ekip nga Uzbekistani, i cili ka në radhët e saj ka disa lojtarë me përvojë ndërkombëtare.

Këto ndeshje do të jenë një provë e mirë për skuadrën tonë që synon të bëjë një sezon të suksesshëm në kampionatin vendor.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT