Skuadra e FC Shkupi sot në orët e mëngjësit ka udhëtuar për në qendrën turistike Antali, e që në këtë sezonë shfrytëzohet nga shumë skuadra botërore për të zhvilluar fazën përgatitore. Ekipi bardhekaltër përveç punës në terrenet e përshtatshme për stërvitje, pritet të zhvillojë edhe së paku pesë ndeshje kontrolluese.
Ndeshjen e parë kontrolluese trajneri Umit Karan e ka paraparë ta zhvillojë me 20.01.2019, ndërsa për kundërshtarë është skuadra e superligës iraniane Sepahan. Kjo skuadër është kampion i pesëfishte dhe katër herë ka fituar kupën e vendit.
Ndeshja e dytë është planifikuar që të luhet me 23.01.2019, ndërsa për kundërshtarë është ekipi CSMS Politehna Lasi nga Rumania.
Ndeshja e radhës pritet të jetë ajo kundër ekipit hungarez, MTK të Budapestës, ndërsa pritet që të luhet me 26.01.2019. Data e 29 janarit është e hapur dhe sipas nevojës së trajnerit, do të mësohet edhe nëse do të zhvillohet ndeshje kontrolluese, ndërsa një ditë para se të niset ekspedita për në Shkup, 02.02.2019, është planifikuar kontrolluese me ekipin FK Sarajeva nga Bosnja e Hercegovina.
Ekspedita që ka udhëtuar për në Antali numëron 29 veta, ndërsa kthimi i skuadrës për në Shkup është planifikuar me 3 shkurt.