Basilio rikthehet me ekipin, stërvitet lehtë edhe Vujçiç (VIDEO)

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar stërvitjet në vigjilje të përgatitjeve për ndeshjen e javës së 27-të, kur do të jetë mysafire e skuadrës së Vardarit. Shkupi këtë fundjavë nuk kishte luajtur ndeshjen e javës së 26-të, shkaku që futbollistët e Pelisterit nuk udhëtuan në Shkup, pas helmimit që kishin marrë nga ushqimi.

Por trajneri Zekirija Ramadani ka shfrytëzuar këtë pauzë që ekipi të përgatitet sa më mirë, pasi që nga kjo e diel, orari do të jetë shumë i ngjeshur, ndërsa Shkupi luan tri ndeshjet e radhës në cilësinë e mysafirit. Fillimisht me Vardarin dhe më pas duke filluar raundi i fundit i kampionatit do të jetë në dy sfidat e para mysafir, e Akademija Pandevit dhe Shkëndijës, që më pas me 25 Prill luan ndeshjen e parë në Çair, kundër Pobedës.

Te Shkupi gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në formë të mirë, ndërsa është rikthyer edhe Basilio Ndong i cili shkaku i gripit mungoi për disa ditë në stërvitje, ndërsa prej sot me stërvitje të lehta në ekip është kthyer dhe Stefan Vujçiç, por rikthimi i tij i plotë është ende larg.

More to explorer

Eliminohemi nga Kupa në çerekfinale

Skuadra jonë edhe pse favorite në ndeshjen ndaj Akademia Pandevit nuk arriti që të bëjë edhe një hap tjetër drejt gjysmëfinales. Në

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!