Skuadra e jonë në kuadër të javës së tretë do të jetë mysafire e Bellasicës në Strumicë, ndeshje kjo që me kërkesë të ekipit tonë është do të luhet të premten. Një gjë të tillë ka pranuar edhe skuadra nga Strumica, duke na dalë në krahë, pasi që dihet që pas kësaj xhiroje na pret ndeshja në kuadër të Ligës së Evropës, kur do të udhëtojmë në Baku për takimin me Neftchin e Azerbajxhanit.
Për këtë është caktuar që ndeshja të zhvillohet të premten me 21 gusht me fillim në orën 17:00.
Falënderojmë klubin e Bellasicës, që pranoi kërkesën tonë për këtë ndeshje, njëkohësisht dhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut që mundësuan ndeshja të zhvillohet më herët.