Berisha: Kërkojmë me çdo kusht rezultat pozitiv

Shpërndaje:

Të dielën në kampionatin futbollistik të Maqedonisë do të luhen ndeshjet e xhiros së 18-të, ku derbi i javës pritet të zhvillohet në stadiumin e Çairit në mes skuadrave të Shkupit dhe Vardarit.
Shkupi të enjten luajti ndeshjen e parë të 1/8 të Kupës së Maqedonisë, ku pikërisht Vardario është barriera për të kaluar në çerekfinale. Djelmoshat e trajnerit Ardian Nuhiu këtë ndeshje e menaxhuan mjaft mirë dhe ishin shumë afër fitores, por në fund u ndalën në barazim

Për ndeshjen e të dielës ka folur mbrojtësi Sedat Berisha, i cili ka potencuar se pikërisht ndaj Vardarit ekipi kërkon të bëjë rezultat pozitiv, jo vetëm se është derbi, por për faktin se ekipi është në formë të mirë.

“Jemi duke luajtur lojë të hapur me të gjitha ekipet, nuk na intereson emri i kundërshtarit, cila do ekip të jetë ne jemi të përgatitur dhe të gatshëm të luajmë lojën tonë karakteristike. Sigurisht se shumë është me rëndësi që tani edhe sulmi është më aktiv dhe shënojmë më shpesh. Mendoj se Vardari nuk do ta ketë aspak lehtë ndaj nesh, ne këtë e treguam edhe në ndeshjen e Kupës së Maqedonisë ku ishim shumë më afër fitores. Secili futbollist që do ta fitojë besimin e trajnerit do të jep maksimumin nga vetja dhe do të kërkojmë me çdo kusht rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, pasi që për ne secila pikë ka vlerë shumë të madhe”.
Shkupi në takimin e parë ndaj Vardarit në Arenën “Filipi i Dytë” pësoi disfatë me rezultat minimal 1:0, ndërsa në ndeshjen e kupës barazoi 1:1.

Shkupi ndaj Vardarit të dielën do të ketë dy mungesa, Bunjamin Shabani dhe Husein Demiri nuk jnë në listën e trajnerit Ardian Nuhiu, që të dy shkaku i lëndimeve. Ndeshja Shkupi – Vardari luhet të dielën në orën 13:00.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT