Berisha: Me fitore të festojmë së bashku me “Shvercerat”

Shpërndaje:

FC Shkupi në javën e 20-të e Ligës së parë të Maqedonisë së Veriut do të jetë mysafire e Rabotniçkit. Futbollistët sot kanë zhvilluar dhe përgatitjet e fundit për këtë duel i cili njëherit është edhe derbi lokal i qytetit të Shkupit.

Në kampin bardhekaltër mbretëron optimizëm, pas fitores që morëm me ekipin e Boreceti dhe të gjithë besojnë se me angazhim maksimal mundë të arrihet sukses edhe në këtë sfidë.

Për ndeshjen në fjalë ka folur Jakup Berisha, i cili shprehet se qëllimi i ekipit është të arrijnë fitore.

“Ne si skuadër jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e radhës ndaj Rabotniçkit dhe jemi të gatshëm që secili prej nesh të japim maksimumin. Padyshim që qëllimi jonë është të arrijmë fitore dhe në fund të festojmë së bashku me “Shvercerat”, të cilët do të jenë arma jonë më e fortë në këtë përballje. Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë ne këtë nivel”, ka thënë Berisha.

Skuadra e Shkupit në këtë ndeshje do të ketë vetëm një mungesë, pasi kapiteni Muharem Bajrami shkaku i kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Borecit, nuk ka të drejtë loje.

Ndeshja Rabotniçki – Shkupi luhet të dielën në stadiumin Arena “Todor Proeski” me fillim në orën 14:00.

Artikuj

Të ngjashme