Berisha: Na interesojnë vetëm tri pikë

Shpërndaje:

Pas dy javëve shkaku i angazhimeve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në kualifikueset për Botërorin Katari  2022, rikthehen ndeshjet në kampionatin vendor, me duelet e javës së 25-t.

Në këtë javë skuadra jonë luan në fushë nikoqire, ku do të presë ekipin e Renovës, që pritet të jetë një derbi i dy ekipeve shqiptare dhe dy ekipet me pretendime të ndryshme në renditje.

Edhe pse Renova është skuadër që kërkon ikjen nga pozitat e fundit, në përbërje ka një ekip mjaft të fortë dhe për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë në ekipin tonë.

Pikërisht për këtë ndeshje ka folur, sulmuesi i krahut Jakup Berisha, i cili ishte me angazhime së bashku me përfaqësuesen e U21 në turneun në Antalia.

“Shpresoj të vazhdojmë me serinë e fitoreve që të mbetemi në garë për titullit edhe më tutje. E kemi parasysh që ekipi i Renovës gjendet në pozitë jo të mirë në renditje dhe do të mundohen të japin maksimumin, por ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe na interesojnë vetëm tri pikët. E kemi parasysh që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por me angazhimin maksimal dhe zbatimin e detyrave që do të na jep stafi teknik, besoj qe fitorja do të jetë e jona”, ka thënë Berisha.

Për këtë ndeshje shkaku i lëndimit në ndeshjen ndaj Sileksit, mungesë e vetme do të jetë Filip Gligorov. Dueli Shkupi – Renova luhet të dielën në stadiumin ndihmës të FFM-s, me fillim në orën 15:00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT