E diela do të përmbyll javën e nëntë të Ligës së Parë të Maqedonisë, me ndeshjen e fundit që është në orar, e ku skuadra e FC Shkupit është mysafire e KF Vardarit në stadiumin e qytetit “Filipi i Dytë”. Trajneri Ardian Nuhiusot në stërvitjen e fundit ka dhënë urdhrat e tija dhe ka shpalosur tatktikën para futbollistëve se si do të paraqiten në duelin e nesërm.
Për këtë ndeshje ku skuadra e Shkupit kërkon të vazhdojë serinë pozitive dhe të mbetet e pamposhtur edhe në ndeshjen e gjashtë me radhë, ka folur mbrojtësi Sedat Berisha i cili ka dëshmuar se është shtylla e mbrojtjes dhe lider i vërtet i ekipit duke mbajtur skuadrën në hap me katër ekipet e para në tabelë.
“Jemi edhe më tej në seri pozitive të rezultateve edhe pse të mërkurën e kishim mundësinë e mirë të për të fituara, por që nuk kishim koncentrimin për finalizim të shumë rasteve. Për këtë kohë sa kishim mendoj se kemi punuar mirë edhe pse është evidente se këtë muaj kemi shumë ndeshje të zhvilluara. Por shpresoj që të japim maksimumin dhe të kthehemi kokëlartë edhe nga dueli i të dielës kur do të luajmë ndaj Vardarit. Mendoj se të të gjitha ekipet ekziston lodhje, por mendoj se vendimtare do të jetë koncentrimi në finalizimin e rasteve dhe përqendrueshmëria në mbrojtje dhe mesfushë”, ka thënë mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha.
Ndeshja KF Vardari – FC Shkupi luhet të dielën me fillim në orën 15:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri kryesor Konstantin Vllaho me dy ndihmësit Dejan Nedellkoski dhe Goce Petreski nga Shkupi, ndërsa arbitër i katërt është Stojançe Tërpçevski nga Kavadari.
Të përkujtojmë se skuadra e Vardarit nuk do të lejojë tifozë mysafir në këtë ndeshje, duke dërguar njoftim se shkaku i sigurisë në bashkëpunim me MPB-n, nuk është e mundur prania e shikuesve mysafir.