Berisha: Shpresoj të kthehemi në Shkup me tri pikë

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë të mërkurën ka në program ndeshjet e xhiros së 25-të, ndërsa skuadra e Shkupit do të jetë në cilësinë e mysafirit në Shtip, ku do të përballet me ekipin e Bregallnicës. Pikërisht për këtë ndeshje skuadra nuk kishte kohë për të pushuar, andaj dy ditët pas duelit të së dielës janë shfrytëzuar për punë, që edhe këtë duel Shkupi të dalë me rezultat pozitiv. E vetmja brengë e trajnerit Ardian Nuhiu, do të jenë tri mungesa, shkaku i lëndimit do të mungon Dimitrija Llazarevski, ndërsa nga pesë kartonë të verdhë kanë Bujamin Asani dhe Jasir Asani, të cilët duhet të pauzojnë në këtë duel. Edhe përkundër këtyre mungesave, Shkupi këtë gjysmë sezon ka një pankinë mjaft të fortë dhe të gjithë lojtarët mezi presin të dalin në fushë për të dhënë më të mirën nga vetja. I këtij mendimi është edhe mbrojtësi me përvojë Sedat Berisha.

“Nuk besoj se luan rol kundërshtari, ne secilën ndeshje e marrim njëjtë, jemi të fokusuar vetëm në rezultat pozitiv, edhe pse në këtë ndeshje do të kemi tri mungesa të mëdha nga njëmbëdhjetësha e parë. Mendoj se secili që do të luajë do të japë maksimumin dhe shpresojmë që të kthehemi në Shkup me tri pikë të reje nga Shtipi, për të qenë edhe më afër sigurimit të ekzistencës, edhe pse deri në fund të kampionatit ka shumë për tu luajtur. Është një sezon mjaft i vështirë pasi që kampionati ka ekipe mjaft të forta, por edhe ne jemi një grup shumë i fortë, që nga stafi i trajnerëve dhe të gjithë 25 lojtarët. Atmosfera është shumë e mirë në skuadër dhe me paraqitjet e fundit që kishim kemi fituar besimin, se vërtet kemi kualitet për të qenë sa më lartë në tabelë”.

Në katër përballjet e sezonit 2016/17, Shkupi – Bregallnica janë tri barazime dhe një disfatë. Ndeshja Bregallnica – Shkupi zhvillohet në stadiumin e qytetit në Shtip, me fillim në orën 16:00.

 

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!