Besar Iseni: Duhet patjetër të fitojmë, ndryshe nuk bën

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit, sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit të së dielës që luan ndaj Sileksit. Edhe pse ekipi të mërkurën pësoi disfatë nga Bregallnica, në skuadër ekziston një optimizëm se të dielën do të kthehen edhe më të fortë, për të harruar të mërkurën, ndeshje ku ekipi nuk ishte në formën e saj të duhur.

Për duelin në fjalë, është prononcuar mesfushori i talentuar, Besir Iseni, i cili mes tjerash ka thënë se ekipi duhet patjetër të fitojë, që të dëshmojë që vërtet e mërkura ishte vetëm një ditë e keqe për ta dhe se shpejt do të rikthehen në formën e duhur.

“Kemi lënë pas vete një mesjavë, ku pësuam disfatë të papritur nga Bregallnica. Sigurisht që tani më kjo ndeshje është e harruar për ne, pasi na pret sfidë e vështirë të dielën ndaj Sileksit, skuadër kjo që ende mbanë gjallë aspiratat për të prekur Evropën. Mendoj se disfata e të mërkurës është dobësi momenti dhe se me kthimin e Bujamin Asanit dhe Jasir Asanit, ekipi do të ketë freskinë e saj. Duhet patjetër të fitojmë, ndryshe nuk bën, për këtë edhe kemi punuar gjatë ditëve sa edhe kishim në disponim kohë që nga ndeshja e të mërkurës. Është pak sa edhe orari i ngjeshur, por duhet ti përballojmë të gjitha sfidat, që të mbesim në mesin e ekipeve më të mira të kampionatit të Maqedonisë”, është shprehur Iseni.

Për ndeshjen e të dielës ndaj Sileksit, që luhet me fillim në orën 16:00 në stadiumin e Çairit, rikthehen Bujamin Asani dhe Jasir Asani, të cilët shkaku i kartonëve të verdhë munguan ndaj Bregallnicës, ndërkohë mbetet jashtë fushe mbrojtësi Dimitrija Lllazarevski.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT