Një nga futbollistët që kohët e fundit është përfolur nga disa portale dhe media se gjoja ka marrë oferta nga klube të ndryshme nga vendi ynë, ishte Besar Iseni. Ndërkohë kryesia e klubit njofton se në adresë të klubit nuk ka ardhur asnjë ofertë për futbollistin tonë.
Mesfushori 20 vjeçar, ka kontratë që e lidh atë me klubin edhe për dy vite të ardhshme, ndërsa kryesia shpreson që bashkëpunimi të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera.