Besar Iseni përsëri grumbullohet me U-18

Shpërndaje:

Besar Iseni përsëri grumbullohet me U-18Futbollisti i FC Shkupi, Besar Iseni përsëri është pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë, pasi seleksionuesi Jeton Nesimi i ka dhënë bësim të plot talentit të r ii cili me ekipin e Shkupit ka dëshmuar se po rritet në një prej futbollistëve më të mirë në vendin tonë. Iseni pikërisht në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Euromilkut kishte shënuar gol duke hapur serinë e golave, që edhe solli fitore bindëse me rezultat 4:2.

Reprezentacioni i Maqedonisë U-18-të, është në Budapest të Hungarisë, ku edhe do të luajë dy ndeshje kontrolluese më moshatarët e  saj, ndërsa dueli i parë luhet sot në orën 17:00.

Pikërisht për këtë ndeshje Besar Iseni ka marrë besimin nga seleksionuesi Jeton Nesimi dhe do të luajë nga minuta e parë duke bartur fanellën me numrin 10-të.

“Shpresoj të tregojë lojë të mirë edhe me reprezentacion, ashtu sikurse kam luajtur me Shkupin gjatë gjithë këtyre ndeshjeve, për çka edhe më është dhënë besimi nga seleksionuesi”, ka thënë Iseni.

Në reprezentacionin e Maqeonisë janë plot 5 futbollistë shqiptarë, Besar Iseni (FC Shkupi), Shaip Tela (FC Ksamaks), Enis Dervishi (KF Shkëndija), Ylber Mejdi (FC Basel) dhe Remzifaik Selmani (KF Renova). / fcshkupi.com /

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT