Besar Iseni pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë U21

Shpërndaje:

Besar Iseni pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë U21

Paraqitje e mira në fanellën e FC Shkupi të mesfushorit të talentuar Besar Iseni nuk kanë lënë gjurmë vetëm në rezultatet e skuadrës, por kualiteti i tij është vërejtur edhe nga seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë U21, Bllagoja Milevski.

Duke arritur sukses historik me ekipin e tij Milevski tani ka filluar të mendojë për të rinovuar skuadrën me futbollist të gjeneratave 1996/97.

Pikërisht për këtë Milevski ka organizuar kam selektues që do të mbahet nga 7 deri më 9 nëntor në Ohër, e ku pjesë bënë edhe mesfushori ynë Iseni.

“Do të mundohem që edhe në këtë kamp të organizuar të tregoj më të mirën nga unë. Sigurisht se kjo është një dëshmi se në ekipin tonë po punohet me shumë seriozitet sidomos me gjeneratat e reja, pasi stafi teknik dhe kryesia më kanë dhënë mbështetje të parezervë në të gjitha ndeshjet dhe unë besoj se këtë besim që më kanë dhënë do ta shpërblej me paraqitje edhe me reprezentacionin. Shpresoj që të jem në rrethin më të ngushtë edhe në ciklet tjera, pasi që konkurrenca është vërtet e madhe dhe këtë më së miri do ta vlerësojë vetë seleksionuesi Milevski, andaj ne nuk na mbetet asgjë tjetër përveç se të punojmë me përkushtim”, është shprehur Iseni.

Skuadra e Shkupit pas ndeshjes me Renovën do të përkushtohet në stërvitje, pasi java e 14-të do të zhvillohet të mërkurën (16 nëntor 2016), kur në stadiumin e Çairit në Shkup mysafire do të ketë ekipin e Pobedës. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT