Se skuadra e Shkupit në mesin e saj ka futbollistë shumë të talentuar, flet fakti se gjenerata të ndryshme po marrin ftesë nga seleksionuesit e reprezentacionit të Maqedonisë.
Së fundi seleksionues i shpresave U-21, të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq, ka bërë publike listën e futbollistëve me të cilët do ti kundërvihet Izraelit në ndeshjen e fundit eliminatore për evropianin e vitit 2015-të që do të mbahet në Çeki, e ku nga gjithsej 18 futbollistët e ftuar, 8 prej tyre janë shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe futbollisti i Shkupit, Besir Demiri.
Besir Demiri është një nga mesfushorët më me perspektivë në Maqedoni, duke qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Shkupit, që këtë sezon kërkon të fitojë titullin e më të mirit në Ligën e Dytë dhe kthim në Ligën e Parë.
Për shkak situatës aktuale që po mbizotëron në Izrael, ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Larnaka të Qipros me 09 shtator me fillim në ora 17:00. / fcshkupi.com/