Bilali: Ndaj Akademia Pandevit të fitojmë pa pranuar gol

Shpërndaje:

FC Shkupi të mërkurën (04.12.2019) në Çair do të pret sërish Akademia Pandev, por kësaj radhe në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Ekipi ka lënë mbrapa vetes ndeshjen e fundit në kampionat dhe këto dy ditë është përqëndruar për takimin ndaj ekipit nga Strumica. Edicioni i Kupës këtë vit është një nga objektivat kryesore të bardhebluve dhe synimet janë të mëdha.

“Na pret ndeshja e parë çerekfinale e Kupës ndaj një ekipi të fortë si Akademia Pandev. Kompeticioni i Kupës këtë edicion është shumë i rëndësishëm për ne  dhe pretendojmë të luajmë sa më gjatë. Takimin e parë të kësaj faze e luajmë në stadiumin tonë në Çair dhe pranë publikut tonë, që do të jetë një motiv shtesë për të fituar ndeshjen, por më e rëndësishmja është që të mos pranojmë gol. Ditëve të fundit kemi pasur orar të ngjeshur me ndeshje në mësjavë dhe fundjavë, por mendojë se si ekip jemi të përgatitur dhe besoj do t’ia dalim për të triumfuar në këtë duel, që në atë të kthimit të shkojmë pa presion dhe të marrim kualifikimin për në gjysmëfinale”, tha Sabit Bilali për kanalin zyrtar të klubit.

Në përballjet me Akademia Pandevin në këtë sezon, ekipi ka bilanc pozitiv, ku në dy takimet e zhvilluara në kuadër të kampionatit, kemi marrë një barazim në Strumicë dhe fitore në Çair.

Për ndeshjen e nesërme në dispozicionin e trajnerit Qatip Osmani rikthehet Antonio Sergio që mungoi ndeshjen e fundit për shkak të kartonave, ndërsa jashtë kombinimit për lojë do të ngelet mbrojtësi Mevlan Adili për arsyeje personale dhe mesfushori Besar Iseni. Të gjithë futbollistët tjerë, do të jenë të gatshëm për lojë.

Takimi FC Shkupi vs Akademia Pandev do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin e Çairi, duke nisur nga ora 13:00.

 

 

 

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT