Me stërvitjen e sotme skuadra jonë ka mbyllur përgatitjet javore në prag të ndeshjes së javës së dytë, kur në Çair mysafire do të jetë skuadra e Makedonija Gj.P.
Pikërisht edhe për këtë ndeshje kryetrajneru Bajrami me stafin e tij kanë punuar me intensitet të plotë në përmirësimin e gabimeve nga ndeshja e parë me Shkëndijën dhe kanë analizuar edhe lojën e kundërshtarit, që në këtë rast vjen në Çair pas triumfit që morën në javën e parë.
Në skuadër gëzon fakti se ekipi nuk ka asnjë futbollist të lënduar dhe mungesa, por ajo që gëzon stafin e trajnerëve është se për këtë ndeshje do të jenë në gatishmëri edhe dy përforcimet e reja, Freddy Alvarez dhe Filip Gligorov.
Para duelit të nesërm ka folur Sabit Bilali, i cili shprehet optimist për këtë përballje.
“Të dielën na pret ndeshja e dytë e kampionatit kundër Gjorçe Petrovit, jemi të përgatitur mirë taktikisht dhe vlenë të theksohet se këtë lojë i kemi në disponim edhe dy përforcimet e reja në ekip Alvarez dhe Gligorov dhe kështu shpresojmë që tre pikët të mbesin në Çair”, është shprehur Bilali.
Kujtojmë se ndeshja Shkupi – MKD Gjorçe Petrov luhet me fillim në orën 17:00, ndërsa edhe më tej vlenë ndalesa për praninë e tifozëve.