Bojku i kënaqur me rikthimin

Shpërndaje:

Pasi që skuadra e Shkupi ka siguruar kualifikimin në mesin e gjashtë ekipeve më të mira, deri në fund të sezonit do të luajë pa ndonjë presion dhe kështu deri në fund të kampionatit të gjitha ndeshjet do ti luajë për tifozët tanë “Shvercerat”, ndërsa në fushë do të përdoren skema të ndryshme. Këto janë planet e stafit teknik, i cili dëshiron që tu jep mundësi gjithë kuadrit të futbollistëve që kemi në dispozicion, që është dhe prioritet i ekipit, por duke u munduar maksimalisht që nga secila ndeshje të merr sa më shumë pikë.

Sigurisht se kjo do ti vijë shumë mirë edhe një prej futbollistëve super të talentuar të ekipit, Besmir Bojku i cili shkaku i lëndimit mungoi  gjashtë muaj dhe u kthye në lojë të dielën e kaluar . Për futbollistin e mesfushës lëndimi tani më është e kaluar, ndërsa këtë e tregoi me 20 minutat e fundit që i luajti në duelin ndaj Mlladostit.

Pikërisht Bojku ka shprehur kënaqësinë e tij për rikthimin në fushë. “Jam shumë i gëzuar që po kthehem pas gjashtë muajve pauzë. Ndjenja është e papërshkrueshme, kur u futa në lojë aspak nuk mendova në lëndimin tim, isha i koncentruar i tëri në lojën që zhvillohej. Tani ka më shumë se një muaj që po stërvitem, një pjesë e kisha pa ekipin dhe një me ta, ndërsa ndeshja e fundit vërtetoi se lëndimi tani më është e kaluar. Tani dëshiroj që deri në fund të sezonit të luajë sa më shumë të jetë e mundur dhe të rikuperoj atë që e lëshova nga pjesa e kampionatit, duke dashur që edhe unë të jap fryt në këtë sezon të mirë të ekipit të Shkupit”, ka thënë Bojku. Të përkujtojmë se Shkupi të mërkurën luan në Kratovë me Sileksin, ndeshje kjo që fillon në ora 16:00. /fcshkupi.com/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT