Boshnjaku Hodxhiç do ti prijë sulmit të Shkupit

Shpërndaje:

Skuadra e jonë ka arritur marrëveshje me sulmuesin boshnjak, Armir Hodxhiç. Sulmuesi shtatlartë te ekipi ynë vjen si futbollist i lirë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Zheljezniçarit të Sarajevës.

Hodxhiç gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa klube të njohura të rajonit dhe evropiane, si Dinamo Zagrebi, Fehervari, Kasimpasha, Vidi FC, ndërsa në dy periudha të ndryshme ka qenë pjesë e grupmoshave të reja, U18 dhe U21 të Liverpullit.

Pas vete ka një mori titujsh të fituar, tri herë ishte kampion dhe fitues i Kupës së Kroacisë me Dinamon e Zagrebit, një herë ka fituar titullin kampion me Zheljezniçarin dhe ka edhe një kupë të fituar në kampionatin hungarez.

“Më vjen mirë që jam pjesë e Shkupit, me të cilin klub kemi plane të mëdha dhe kjo është arsyeja që kam ardhur këtu, që ti konkretizojmë planet tona dhe të jemi sa më të mirë. Jam shumë i lumtur që jam këtu, ku nga klubi më kanë pritur mrekullueshëm dhe po punojmë mjaft mirë”, është shprehur Hodxhiç.

Boshnjaku 28 vjeçar gjatë karrierës ka shënuar plot 100 gola, duke i shtuar statistikave të tija edhe 21 asistime.

Gjatë karrierës së tij vlera më e madhe në transfermarkt ishte 4 milion euro, ndërsa gjithashtu paraqitje ka pasur edhe me përfaqësuesen e Bosnjë e Hercegovinës, duke luajtur 14 ndeshje me katër gola të realizuar. Shkupi dhe Hodxhiç kanë arritur marrëveshje një vjeçare.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT